Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vizituar familjen e Vasfije Krasniqi-Goodman.

Thaçi ka thënë Vasfije Krasniqi-Goodman me guximin e saj qytetar është shembull emblematik për të vërtetën.

“Në familjen e heroinës së gjallë Vasfije Krasniqi – Goodman, me vëllezërit e saj Nuhiun dhe Nafiun. Vasfija me guximin e saj qytetar është shembull emblematik për të vërtetën. Lutemi për përmirësimin e shëndetit të saj, që të mund të vazhdojë të jetë zëri i së vërtetës për rreth 20 mijë gra të dhunuara. Motrat dhe nënat tona u dhunuan vetëm dhe vetëm pse ishin shqiptare. Respekt për familjen që i qëndron në krahë!”, ka shkruar Thaçi në Facebook./21Media

Në familjen e heroinës së gjallë Vasfije Krasniqi – Goodman, me vëllezërit e saj Nuhiun dhe Nafiun. Vasfija me guximin e…

Posted by Hashim Thaçi on Friday, 3 July 2020