Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon vizitat e tij nëpër familjet e dëshmoreve dhe të mbijetuarve të masakrave të bëra nga ushtria serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kësaj radhe ai ka vizituar prindërit e bashkëluftetarit të tij , liderit të PDK-së, Kadri Veselit.

“Mbrëmë, me bacën Fazli dhe nënën Ajshe, në shtëpinë e Kadriut, vëllait të gjakut të luftës.”, shkroi Thaçi në fotografinë e postuar në Facebook.

Mbrëmë, me bacën Fazli dhe nënën Ajshe, në shtëpinë e Kadriut, vëllait të gjakut të luftës. HTH

Gepostet von Hashim Thaçi am Mittwoch, 8. Juli 2020

Muajin e kaluar Gjykata Speciale në Hagë doli me propozim-aktakuzë ndaj Thaçit, Veselit dhe nëntë të tjerëve nga Kosova për krime lufte. Thaçi dhe Veseli kanë mohuar pretendimet në propozim-aktakuzë./21Media