"Ngushëllime familjeve të viktimave"

“Ngushëllime familjeve të viktimave”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime popullit amerikan për vitkimat nga COVID-19.

Ai po ashtu ka bërë apel për qëndrim në shtëpi dhe respektimin e rregullave.

“Zemrat dhe mendjet tona janë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës tek shohim rritjen e numrit të viktimave të virusit COVID19. Ngushëllime familjeve të viktimave. Momente si këto janë kohë për të reflektuar për ndikimin tonë në këtë kohë pandemie dhe të qëndrojmë në shtëpi, që t’i ulim shanset e shpërndarjes dhe të shpëtojmë jetë”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Our hearts and thoughts are with the United States of America, as we regret to see the number of #COVID19 victims increase. Condolences to the families of victims. Moments like this are a time to reflect on our impact and #StayAtHome so we can flatten the curve and save lives.

— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) April 8, 2020

Sipas statistikave të Worldmeters deri më tani në SHBA me koronavirus janë infektuar 405 mijë e 129 persona, kurse kanë vdekur 13 mijë e 20./21Media