Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, reagoi pas deklaratës së sotme të presidentit Hashim Thaçi, se urren gjendjen e jashtëzakonshme.

Arbërie Nagavci nga VV, përmes facebook-ut u shpreh se janë dy arsye që deklarata e Thaçi është e pritshme.

“E para ky person gjithnjë ndërron qëndrimet e tij dhe atë publikisht, njejtë ka bërë dhe me deklaratat e tij për ndryshimin e kufijve. Dhe e dyta, tani më nuk i nevojitet të shpall gjendje të jashtëzakonshme për të marrë në duar pushtetin ekzekutiv që nuk ia njeh Kushtetuta. Tani e ka Qeverinë e tij që vullnetarisht i jep kompetencat që nuk i takojnë dhe madje përtej kësaj. Dhe në fund paska lënë të hapur mundësinë që të ndërhy prap nëse e shef të nevojshme: ”Nëse nuk ka përmirësim të gjendjes, atëherë institucionet do të detyrohen të kthejnë masat kufizuese”, shtoi presidenti.”, shkroi Nagavci.

Ndërkohë, sot presidenti Hashim Thaçi i pyetur për mundësitë e shpalljes së gjendjes jashtëzakonshme, tha se e urren fjalën gjendje e jashtëzakonshme, por sipas tij, rrethanat ishin të tilla dhe tani është e përmbyllur kjo ide./21Media