Dwayne Johnson, i njohur për publikun si The Rock është aktori më i paguar, për të dytin vit me radhë, shkruan revista Forbes.

The Rock fitoi 87.5 milionë dollarë për një vjet, duke përfshirë 23.5 milionë dollarë për Red Notice në Netflix. Ai gjithashtu bëri para nga linja e tij e fitnesit, Project Rock.

Dhjetë aktorët me pagë më të lartë fituan një total prej 545.5 milionë dollarë këtë vit, dhe më shumë se një e katërta nga Netflix, njoftoi Forbes.

Një tjetër yll i Red Notice, Ryan Reynolds, është aktori i dytë me pagë më të lartë, duke fituar 71.5 milion dollarë.

I treti në listë është aktori dhe producenti Mark Wahlberg, i cili fitoi 58 milionë dollarë, ndërsa Ben Affleck është në të katërtin dhe Vin Diesel në të pestin.