Pas dy ditëve filmi shfaqet në kinema

Pas dy ditëve filmi shfaqet në kinema

Tregimi bezdisës 100 vjeçar për fantazmat në filmin “The Turning” vjen në skenë për ta tmerruar audiencën.

Premiera e këtij filmi, regjinë e të cilit e ka bërë regjisorja italiano-kanadeze, Floria Sigismondi, u shfaq premierë në Los Angeles.

Në mesin e të pranishmëve ishin: Mackenzie Davis, e cila paraqitet në rolin e dados, Kate, Finn Wolfhard të Miles, Brooklynn Prince në rolin e Floras, Joely Richardson të Demoness e të tjerë.

Filmi “The Turning” është përshtatje nga tregimi me fantazma i vitit 1898, “The Turn of the Screw” i Henry James. Në këtë film, Steven Spielberg po ashtu është producent ekzekutiv.

Ngjarja në “The Turning” ndodh në vendin Maine, ku dadoja e re angazhohet në ruajtjen e dy fëmijëve të bezdisshëm, Flora dhe Miles.

Dadoja shpejtë e kupton se fëmijët dhe shtëpia kanë një sekret të errët, dhe se gjërat ndryshojnë krejtësisht.

Filmi “The Turning” në kinema u caktua të shfaqet nga data 24 janar 2020./21Media