"Kosova i dha vetes shansin që të arrijë në Kampionatin Europian 2020"

“Kosova i dha vetes shansin që të arrijë në Kampionatin Europian 2020”

Revista prestigjoze amerikane, “The Washington Post” ka shkruar për kualifikimin e Kosovës në Kampionatin Europian 2020.

“Dy vjet pasi që u njoh nga UEFA, Kosova i dha vetes shansin që të arrijë në Kampionatin Europian 2020. Shteti i vogël i Ballkanit, mposhti Azerbajxhanin 4:0 në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, duke bërë një kampanjë mbresëlënëse në Ligën e Kombeve”, shkruhet në artikull.

Artikulli vazhdon duke treguar që fitorja vjen dy muaj pasi që Kosova mposhti Ishujt Faroe, 2:0 në ndeshjen e parë konkurruese që kur u pranua në UEFA dhe FIFA, në 2016.

“Arbër Zeneli shënoi një hat-trick dhe Amir Rrahmani dha një tjetër gol për ta mbajtur Kosovën të pamposhtur dhe në krye të grupit. Loja në playoffs mund t’i japë Kosovës një shtytje për “Euro 2020” pasi nuk ka gjasa të kualifikohet drejtpërdrejt nga grupi i saj.”, vijon artikulli.

Kombëtarja e Kosovës, mbrëmë zhvilloi ndeshjen e fundit të Grupit të 3-të të Ligës D, në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Azerbajxhanit.

Kosova fitoi bindshëm me rezultat përfundimtar 4:0, kështu duke u kualifikuar në fazën e play-off-it të Ligës së Kombeve.

Kosova në sezonin tjetër do të luajë në kuadër të Ligës C./21Media