The Weeknd ka njoftuar se do të performojë në “Super Bowl LV halftime show” më 7 shkurt të 2021.

Spektakli pritet të zhvillohet në stadiumin “Raymond James” në Tampa, Florida dhe performanca e këngëtarit, që tani pritet me padurim nga fansat.

Të gjithë jemi rritur duke parë përballjet më fantastike të futbollit në ‘Super Bowl’ dhe mbi të gjitha performancat e artistëve më të mëdhenj. Ka qenë ëndrra ime e hershme që të jem dhe unë pjesë e kësaj magjie. Ndihem i lumtur dhe jam i përulur kundrejt kësaj mundësie që mu ofrua”, ka njoftuar The Weeknd në Twitter.

Ylli i muzikës, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye pak kohë më parë u shpall nga prestigjosia “TIME” si një ndër personazhet më me ndikim në botën e artit.

Kujtojmë se The Weeknd është duke xhiruar klipin e tij të ri “Scared to Live” në qendër të Los Angeles.