Gazeta ameriakne “The Washington Post” ka shkruar për deklaratën e minisres së jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla e cila të mërkuren ka thënë se Presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk do të lejohej të vizitonte vendin derisa të kërkonte falje për “gjenocidin” ndaj popullsisë së Kosovës.

Meliza Haradinaj-Stublla gjithashtu postoi në Twitter se nuk do të jepet leje hyrje për zyrtarët serbë derisa serbët të mbajnë përgjegjësi për “gjenocidin” në një gjykatë ndërkombëtare, vijon e përditshmja.

“Përsëris edhe një herë përgjigjen e vetme dhe të përhershme për të gjitha kërkesat e ardhshme nga Vuciq dhe të tjerët: nuk ka leje që ju të vizitoni Kosovën nëse nuk kërkoni falje për gjenocidin e kryer mbi popullin tonë dhe derisa personat përgjegjës të këtij gjenocidi të mbahen përgjegjës ,” ajo tha.

Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë serbë duhet të kërkojnë lejen e Kosovës para se të vizitojnë zonat e pakicës serbe etnike në ish-provincën serbe, shkruan The Whashington Post, përcjell portali rtv21.tv

Lufta e Kosovës 1998-99, e cila përfundoi pas një fushate ajrore 78-ditore të NATO-s, la më shumë se 10,000 njerëz të vdekur, kryesisht shqiptarë etnikë.

Haradinaj-Stublla reagoi pas pranisë së Vuciq në përurimin e një spitali në Beograd, ku u gjet një varr masiv prej 744 shqiptarësh etnikë të vrarë në 1999.

Disa varre masive me trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga trupat serbe gjatë luftës 1998-99 janë zbuluar në pjesë të ndryshme të Serbisë. Zhvendosja e viktimave nga Kosova në Serbi ishte pjesë e një operacioni mbulues nga autoritetet serbe në atë kohë për të provuar të fshehin provat e krimeve të luftës.

Javën e kaluar misioni i Bashkimit Evropian për të siguruar sundimin e ligjit në Kosovë tha se mbetjet njerëzore që duket të jenë një varr masiv i shqiptarëve etnikë nga Kosova janë gjetur në një minierë të papërdorur të qymyrit në Kizevak në Serbinë e Jugut.

Vuçiqtha të martën se Haradinaj-Stublla kishte kërkuar të ishte i pranishëm në punimet e Kizevak “për të krijuar një shfaqje politike”.

Megjithëse disa nga oficerët e saj të lartë ushtarakë janë dënuar nga një gjykatë e KB për krime lufte gjatë luftës 1998-99, Serbia kurrë nuk ka pranuar të ketë kryer mizori në ish-provincën e saj, shkruan tutje e gazeta amerikane

Ndërkohë, një gjykatë ndërkombëtare me seli në Hagë, Hollandë ka paditur dhe arrestuar nën dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ish-presidenti i Kosovës dhe katër ish-komandantë të tjerë të lartë të guerillave etnikë shqiptarë që luftuan për pavarësi nga Serbia.

Javën e kaluar Vuçiq kërkoi të vizitojë Kosovën por iu refuzua leja nga Prishtina.
Marrëdhëniet Kosovë-Serbi mbeten të tensionuara përkundër bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE për normalizimin e lidhjeve dhe përpjekjeve të tyre gjithashtu nga Shtetet e Bashkuara.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008, por Serbia nuk e ka njohur atë, përfudnon artikulli i The Whashington Post./21Media