Është themeluar për herë të parë në trojet shqiptare shkolla e Lahutës. Mësimet në këtë shkollë mbahen edhe online, duke ia mundësuar që kurset t’i ndjekin edhe shqiptarët të cilët jetojnë nëpër vende të ndryshme të botës.

Themeluesi i shkollës, Sokol Plakolli në emisionin “Për ditë të mbarë” në RTV21 tha se është i lumtur për themelimin e kësaj shkolle, e cila u hap në kuadër të Qendrës për Zhvillimin e Kulturës Tradicionale, “Shkaba” në Prishtinë, me ndihmën e shkollës së arteve “Filizat”,  Shoqatës së Lahutarëve dhe një grupi intelektualësh dhe patriotësh shqiptarë, shkruan portali rtv21.tv

Tutje, Plakolli tregoi se çfarë mësohet në këtë shkollë. Tha se kursi zgjatë gjashtë muaj dhe ka tri lëndë kryesore, është pjesa teorike: Lahuta dhe Eposi Kreshnik të Shqiptarët, Ekzekutimi në Lahutë si dhe pjesa e gdhendjes së Lahutës.

Karakteristikë për këtë shkollë është se nxënës të klasës së parë ka rapsodin e njohurm Imer Sefën, i cili nga dëshira e madhe për të mësuar këtë instrument iu bashkua kësaj shkolle. Ai në “Për ditë të mbarë” tha se babai i tij ka qenë lahutar, e prej atëherë tregoi se e kishte nëpër mend lahutën./21Media