E ka refuzuar si të pabazuar këtë kërkesë

E ka refuzuar si të pabazuar këtë kërkesë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Ministrisë së Arsimit, deri në vendosjen e çështjes sipas padisë.

Sipas vendimit të gjykatës, shtyrja e ekzekutimit të vendimit do t’i sillte dëme MASHT-it, i cili do të ishte vështirë i riparushëm. Kurse, shtyrja nuk është në kundërshtim me interesin publik dhe nuk do t’i sillte ndonjë dëm të madh palës kundërshtare.

Po ashtu, thuhet se paditja me kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit nuk ka dhënë fakte për të mbështetur kërkesën e saj.

Ndërkohë, mbetet në shqyrtim padia për anulimin e vendimit të MASHT-it, vendi ky i cili u kërkonte mësimdhënësve t’i zëvendësojnë orët e humbura gjatë grevës.

Më 4 mars, SBASHK-u ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore lidhur me vendimin e MASHT-it për kompensimin e orëve të humbura për shkak të grevës disajavore të mësimdhënësve, me kërkesën për rritje të koeficientit.