Dorsey tha se donacioni paraqet rreth 28 për qind të pasurisë së tij

Dorsey tha se donacioni paraqet rreth 28 për qind të pasurisë së tij

Themeluesi i Twitterit, Jack Dorsey tha të marten se po planifikon të dhurojë një miliard dollarë, ose një të tretën e pasurisë së tij totale, për të ndihmuar luftimin e koronavirusit. Dorsey tha se donacioni paraqet rreth 28 për qind të pasurisë së tij.

“Pse tani? Nevojat janë gjithnjë e më urgjente dhe dua ta shoh impaktin në jetën time”, shkroi Dorsey në një seri postimesh në Twitter, duke zbuluar planet e tij. “Shpresoj se kjo do t’i inspirojë të tjerët”, u shpreh më tej ai.

43-vjeçari i është bashkuar listës së liderëve dhe personaliteteve të njohura që po dhurojnë një pjesë të pasurisë së tyre në luftimin e koronavirusit./21Media