Tre persona janë therur me thikë mbrëmë në rrugën “Skender Rexhepi”, në Klinë.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:47, ku raportohet se incidenti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje të më hershme ka ardhur deri te incidenti ku tre të dyshuar meshkuj kosovar kanë ther me thikë tre viktimat meshkuj kosovarë, te cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi që është ther me thikë disa here”, ka bwrw tw ditur policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar./21Media