Një djalë 26 vjeç, është therë me thikë sot rreth orës 18:30 gjatë një rrahje  që ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.  Ajo po ashtu ka bërë të ditur se është arrestuar i një i dyshuar 39 vjeç.

“Nga informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull 26 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.”  ka thënë ajo./21Media