Theret me thikë një burrë, arrestohet 50 vjeçari

Një burrë është goditur me thikë për vdekje në një restorant të njohur Korean në Oxford Street në Ëest End të Londrës.
Policia dhe ekipi mjekësor arritën në vendngjarje, ku panë burrin me plagë të shumta thike.
Ai u shpall i vdekur 40 minuta më vonë.
I dyshuari për vrasje, një burrë rreth 50 vjeç, u arrestuar jashtë restorantit Korean.
Incidenti dyshohet të ketë përfshirë edhe punëtorë të restorantit, i cili njihet për ushqimin autentik korean.
Kjo është vrasja e tretë e regjistruar vetëm këtë javë në kryeqytet./21Media

Back to top button