Theret me thikë një i mitur në Fushë Kosovë

 
Një i mitur është therur me thikë dje nga një i dyshuar po ashtu i mitur i cili gjendet në arrati.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:40 në Fushë Kosovë.
“Është raportuar se viktima i mitur/mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ishte therur me thikë në krahun dhe shpatullën e majtë nga i dyshuari mashkull kosovar po ashtu i mitur i cili gjendet në arrati”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.
Si pasojë e rastit viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK./21Media

Back to top button