Dy persona janë lënduar si pasojë e një rrahje që ka ndodhur sot rreth orës 14:10 në rrugën “28 nëntori” në Fushë Kosovë.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se personat janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe janë duke marrë trajtim.

“Njesitet policore kanë dal në lokacion, përderisa raportohet për dy persona të lënduar, të cilet janë dërguar për trajtim mjekësor. Hetime lidhur me motivet e incidentit dhe rrethanat tjera janë në progres nga njësitet kompetente policore.”, ka bërë të ditur Hoxha./21Media