Viktima është dërguar në QKUK

Viktima është dërguar në QKUK

Një person është arrestuar pas që i njëjti e ka goditur me thikë një person tjetër, dje rreth orës 09:00 në Gjilan.

Sipas policisë sulmuesi dhe viktima kanë pasë një mosmarrëveshje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje e ka goditur me një mjet të mprehtë viktimën mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje./21Media