Janë arrestuar tre të dyshuar, pasi që pas një mosmarrëveshje në një lokal, njëri nga ta ka goditë me thikë viktimën me ç’rast i kanë  shkaktuar lëndime trupore.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në natën e 22 majit në fshatin Katundi i ri në Pejë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe vazhdon të jetë në përkujdesje të mëtutjeshme.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njeri është liruar në procedurë të rregullt./21Media