Një person është therur me thikë dje rreth orës 18:00 në Pejë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar, ndërsa viktima është dërguar në spitalin e Pejës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka therë me thike viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media