Një person është therur me thikë sonte rreth orës 21:30 në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se personi i therur me thikë është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 21 :30, kemi marrë informatën se në, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e ftohtë thikë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.”, ka informuar zëdhënësja e PK-së.

Hetuesit policorë, siç ka informuar Ahmeti, kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, aktualisht janë duke punuar në arrestimin e dy personave të dyshuar, të cilët janë identifikuar si të përfshirë në rast./21Media