Një person ka raportuar në polici se ishte sulmuar dhe ther me thikë nga një person i panjohur nofkën e të cilit e dinë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 02:15 në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren.

“Viktima ka marr tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi dhe nuk është intervistuar pasi kishte qenë nën ndikim të alkoolit”, ka bërë të ditur policia.

Njësitë policore janë duke u marr me rastin, nuk raportohet për ndonjë të arrestuar./21Media