Policia sonte ka informuar se një person është therur me thikë në Drenas, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 18:00 kanë pranuar informatën se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas ka kërkuar ndihmë mjekësore një 19 vjeçar, A.L, i cili ishte i lënduar nga një mjet i mprehtë (thikë) dhe pas veprimeve, policia ka arritur të arrestojë dy të dyshuar.

Të arrestuarit janë: M. S. mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe K.S. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët janë dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë.

“Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarje, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.”, ka bërë të ditur tutje policia./21Media