Princi i Belgjikës, Joachim ka kërkuar falje për thyerjen e rregullave të karantinës në Spanjë, meqë ai muajin e kaluar udhëtoi drejt qytetit Cordroba, ku u raportua se ai ishte me të dashurën e tij dhe një grup miqsh duke festuar. Tani ai detyrohet të paguajë gjobë prej 10 mijë e 400 eurosh.

Muajin e kaluar ai udhëtoi drejt Spanjës për shkaqe profesionale siç thanë nga pallati dhe për një ngjarje familjare. Më vonë ai rezultoi pozitiv me koronavirus dhe zyrtarët shëndetësor u detyruan të gjenin njerëzit me të cilin ai kishte kontakt.

Sipas raportimeve lokale, ai u gjobit për shkak se nuk u vetkarantinua për 14 ditë dhe mori pjesë në këto evente. Nëse e paguan brenda 15 ditësh dënimin, atij i bie të paguajë vetëm gjysmën e dënimit./21Media