Drejtori ekzekutiv i klubit të futbollit Bayern Munih, Karl-Heinz Rummenigge, konfirmoi se Thiago Alcantara do të largohet nga klubi në ditët në vijim.

“Duket se Alcantara dëshiron të largohet nga ne. Ai na tha që në fund të karrierës së tij do të dëshironte të provonte diçka të re dhe se nuk do të ndryshojë mendjen. Ai tregoi se mund të luajë lojëra të mëdha. Kjo është arsyeja pse do të jetë një largim që do të na dëmtojë”, tha Rummenigge.

Lojtari i kombëtares spanjolle, 29-vjeçari Alcantara, mund të kalojë në Liverpool, por tani për tani nuk ka ndonjë ofertë zyrtare.

“Ne presim oferta konkrete në ditët në vijim. Tani nuk ka asnjë”, tha Rummenigge.

Alcantara arriti në Bayern në vitin 2013 nga Barcelona dhe deri më tani ka luajtur gjithsej 235 ndeshje dhe ka shënuar 31 gola.

Me klubin e Munihut, ai fitoi shtatë tituj në Bundesligë, Ligën e Kampionëve, katër kupa, tri superkupa gjermane dhe kampionatin botëror të klubeve.