Barcelona po e konsideron ish-sulmuesin e tyre Thierry Henry si një zëvendësim të trajnerit në largim, Quique Setien.

Henry është në listën e ngushtë menaxheriale të Barcelonës, për të cilën thuhet se përfshin edhe ish-mbrojtësin Ronald Koeman.

Massimiliano Allegri, i cili është aktualisht pa punë dhe Mauricio Pochettino thuhet se janë në listën e ngushtë, por Xavi Hernandez nuk është pasi ai nuk ka asnjë interes për të marrë rolin aktualisht.

Sipas Diario Sport, Barcelona do të fillojë kontakte me përfaqësuesit e Henryt, Koemanit, Allegrit dhe Pochettinos këtë fundjavë, pasi ata kërkojnë të përmirësojnë listën e tyre të shkurtër.