Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, ka njoftuar se sot janë bërë një vjet që kur është zbuluar mbajtja ilegale e luanit në një restorant në Gjilan.

Fondacioni ka thënë se pavarësisht konstatimit se luani ishte kontrabanduar dhe më pas konfiskuar, ai po vazhdon të mbahet i mbyllur në të njëjtin vend.

Fajtor për këtë e shohin mos angazhimin e institucioneve të vend.

“Organizata FOUR PAWS International ka ofruar strehim për luanin në një nga qendrat e saj të shpëtimit, mirëpo deri më tani Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit nuk po i kryen detyrat e veta për të mundësuar transferimin e luanit, përkundër faktit që kemi tentuar disa herë të kontaktojmë direkt edhe Ministrin, z. Blerim Kuçi”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Fondacioni i ka bërë thirrje Kuçit dhe zyrtarëve të tjerë që të angazhohen në zgjidhjen e çështjes së luanit dhe të transferohet sa më shpejtë.