Zgjidhja për erën e keqe të lavatriçes

Zgjidhja për erën e keqe të lavatriçes

Kripërat e ujit, mbeturinat e ndryshme dhe mbetjet e ngurtësuara të detergjenteve janë disa prej shkaktarëve të erës së keqe që vjen nga makina larëse. Për këtë arsye rekomandohet që të bëhet pastrimi i saj të paktën një herë në tre muaj.

Për këtë nevojiten uthull molle, dy kokrra limon dhe 1 lugë gjelle gëlqere e shuar.

Tretni gëlqeren në uthullën e mollës derisa të bëhet një lëng i kondensuar. I shtoni lëng limoni dhe vendosni mënjanë përmbajtjen.

Vini lavatriçen në programin me 90 gradë dhe kur të jetë mbushur me ujë i shtoni  tretësirën e mësipërme në vendin e ilaçit të rrobave.

Pas larjes nëse dëshironi bëni një larje me ujë pa shtuar gjë për të eliminuar erën e uthullës./21Media