Thyhet zyra e OVL-së në Lipjan, vidhet kompjuteri

Organizata e Veteranëve të UÇK-së dega në Lipjan kanë njoftuar se zyra e tyre është thyer nga persona ende të paidentifikuar.
Sipas një njoftimi nga faqja zyrtare e OVL-së, thuhet është thyer dera dhe është vjedhur kompjuteri.
“Të nderuar Veteran dhe ju të respektuar qytetarë, ju njoftojmë që sot kur kam ardhë në zyrën e OVL të UÇK-së në Lipjan, e kam gjetè deren e thyeme nga keqëbërsit e shoqërisè tonë. Me këtë rastë, ne Veteranët e kësaj dege shprehim indinjatën tonë dhe paknaqësin më të thellë!? Edhe kjo po ndodhka! Sipas kësaj po shifet që, numri i atyre që janè anti UÇK dhe antikombtar po rritët mjerisht. Huligajt që kanë thyer derën dhe kanè hyrë dhunshëm ne zyrë, kanë marrë me vehëte shtëpizën e kompjuterit”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button