Poezi nga Ismail Kadare

Poezi nga Ismail Kadare

TI DHE HËNA

Kësaj nate me hënë të vjeshtës,
Dola fushës të bredh kuturu,
Retë shtuhen me vrap pa reshtur,
Hëna duket aty-këtu.

Porsi retë mendimet e mia,
Po më shtyhen ndër mend më shpesh,
dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti,
si kjo hënë që duket mes resh.

Hëna shpejt do të zhduket dhe netët,
do të mbeten pa të kurse ti,
në ëndërrimet e mia përjetë,
perëndim s’do të kesh kurrsesi.