Lekaj: Çdo lëshim gjatë kontrollit teknik ndikon në aksidente

Lekaj: Çdo lëshim gjatë kontrollit teknik ndikon në aksidente

Në kuadër të Ditës Evropiane të Sigurisë në Rrugë me moton “ Rrugë pa aksidente”, Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Departamentin për Siguri Rrugore dhe Departamentin e Automjeteve, ofruan testimin e frenimit të automjeteve falas për qytetarët e Kosovës. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka bërë apel për të gjithë shoferët që të jenë më të kujdesshëm, dhe të gjitha qendrat e kontrollit teknik të automjeteve të mos bëjnë lëshime gjatë kontrollit./21Media