Poezi nga shkrimtari i njohur shqiptar

Ismail Kadare është shkrimtar dhe autor këngësh shumë i njohur shqiptar. Ai u lind në qytetin e Gjirokastrës më 28 janar të vitit 1936. Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova./21Media

Ti qave

Ti qave dhe me the me zë te ulet
Se une te trajtoja si prostitute.
Athere loteve te tu s’ua vura veshin
Te desha, pa ditur se te desha.

Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m’u duk,
Athere kuptova c’kisha humbur,
C’kisha fituar kuptova gjithashtu.

Me rrezellinte si smerald merzitja,
Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re…
Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
Sepse seicila m’e bukur se tjetra qe.

Se ish i tille ky koleksion bizhush
Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish.