Poezi nga Ismail Kadare

Poezi nga Ismail Kadare

 

I kushtohet V

Germen e parë të emrit tënd
E shkrova në krye, në të djathtë të vjershes
Kështu një grumbull rosash të egra,
Në forme V-je, ikin larg në qiellin e bardhë të vjeshtes.
Ti vazhdimisht largohesh, largohesh,
Del prej meje, prej rreshtave, prej pritjes.
Kur ktheva kokën prapë,
Bosh ishte qielli
Dhe hapësire e bardhe bosh ishte.