Liverpooli vazhdoi me serinë e rezultateve pozitive edhe në xhiron e tretë të kampionatit anglez duke e mposhtur Arsenalin me rezultat 3-1 të hënën në “Anfield Road.” Dhe duke mbledhur kështu nëntë pikë në renditjen tabelare.

Sadio Mane, Handerson dhe Jota ishin realizuesit e golave duke përmbysur kështu golin e Alexandre Lacazettes.

Por,është pikërisht goli i realizuar nga debutuesi Diogo Jota ai i cili ka ngjallur diskutime të shumta tek tifozët e Arsenalit duke pretenduar se sulmuesi para se të shënonte golin e tretë e kishte ndalur topin me dorë.

Imazhe të shumta janë shpërndarë nëpër rrjetet sociale ku shihet momenti i kontaktit të dyshimtë, por që as gjyqtari kryesor i ndeshjes e as teknologjia VAR nuk intervenuan dhe në fund goli u pranua si i rregullt.