Një përleshje me thika ka ndodhur dje në Deçan. Ku mbetën të lënduar shtatë persona, një prej tyre u shtrua në spital.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 15:10 janë arrestuar shtatë të dyshuarit që janë rrahur në mes vete pas një mosmarrëveshje.

“Gjatë rrahjes, është përdorur një mjet i mprehtë (thikë), e cila është konfiskuar. Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor, ku njëri nga ta është hospitalizuar në Spitalin e Pejës”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media