Një punonjëse e kopshtit zoologjik të Cyrih, është vrarë sot nga një tigër siberian, të njohur ndryshe si ‘Amur’, njoftoi policia vendase.

Gruaja 55-vjeçare vdiq në vend pas sulmit nga tigri megjithë përpjekjet për shpëtimin e saj.

Qendra e emergjencës së kopshtit zoologjik mori mesazhin se një punonjëse ishte sulmuar nga kafshët në seksionin e tigrave rreth orës 13:20.

Grupi shkoi menjëherë në vendngjarje. Ata ia dolën ta joshnin tigrin e quajtur Irina, të largohej nga kujdestarja, drejt vendqëndrimit të tij”, thuhet në deklaratën e kopshtit, por pa sqaruar se përse punonjësja ndodhej në ambjent në të njëjtën kohë me tigrin.

Tigri siberian është felini më i madh dhe femrat peshojnë deri në 185 kilogramë.