TikTok bëri të ditur se ka fshirë rreth 29 mijë video vetëm në Evropë që nga fillimi i vitit 2020. Këto video shpërndanin lajme të rreme rreth koronavirusit.

Aplikacioni për ndarjen e videove tregoi se nuk lejon dezinformata që mund të dëmtojnë shëndetin e një individi ose sigurinë publike, përcjell portali rtv21.tv

Sipas TikTok rreth 3,000 prej tyre kishin dezinformata mjekësore. Numri i videove me temë koronavirusin që shkelin rregullat ka rënë çdo muaj, që prej marsit.

Më 9 korrik, biznesi publikoi raportin e tij të fundit të transparencës, në të cilin tha se 49 milionë video ishin hequr midis korrikut dhe dhjetorit 2019. Rreth një e katërta e tyre u fshinë për shkak të përmbajtjeve pornografike./21Media