Tiktok tani pjesë edhe e Samsung dhe LG TV

Rrjeti social TikTok do të jetë prezentë edhe në TV. Pas lançimit në Amerikën e Veriut në platformën Fire TV të Amazon, aplikacioni i TikTok TV është i disponueshëm në televizorët Samsung dhe LG.
Megjithëse një aplikacion masivisht i popullarizuar i krijuar për “argëtim të shkurtër dhe të ëmbël”, TikTok pretendon se softueri i ekranit të madh është i optimizuar për “shikimin e televizorit në shtëpi dhe e bën më të lehtë shikimin e përmbajtjes nga burimet For You” dhe “Folloëing” në ekrane të mëdha.
Këtu përfshihen videot me më shumë pëlqime, si dhe videot më të shikuara në një sërë kategorish duke filluar nga lojërat e deri tek kafshët shtëpiake. Aplikacioni TV ka gjithashtu një seksion Discover.
Në shtator, TikTok tejkaloi 1 milion përdorues, ndërsa në Android në SHBA ka tejkaluar edhe rrjetin social, Youtube./21Media

Back to top button