Disa lëkundje të tokës të regjistruara gjatë natës shkaktuan sërish panik te qytetarët e Tiranës, Durrësit dhe Thumanës.

Sipas qendrës europiane EMSC, Shqipëria u godit ngë tërmeti në orën 01:52 dhe ishte me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ishte 28 km larg Tiranës dhe 9 km nga Mamurrasi.

Ky tërmet u pasua edhe me 6 paslëkundje, por nuk ishin më magnitudë të lartë, nga 1.6 deri në 2.6 të shkallës rihter.

Nuk raportohet për dëme materiale./vizionplus