Tirana e ka mbyllur këtë kompeticion të Ligë së Evropës në fazën e “play off”, pasi është mundur në Zvicër 3-0 nga Young Boys.

Një ndeshje me pak histori ishte ajo e zhvilluar në Bern, atje ku kampionët e Zvicrës dominuan totalisht bardheblutë e Egbo, duke siguruar fazën e grupeve.

Tirana u mbrojt mirë deri në fundi e pjesës së parë, atëherë kur Young Boys shënoi në minutën e 42-të.

Me nisjen e pjesës së dytë, vendasit shënuan edhe dy herë të tjera, duke e mbyllur kështu ëndrrën e bardhebluve për të siguruar një vend në fazën e grupeve të Europa League.