Tirana International Film Festival nis të shtunën

Tirana International Film Festival – është ngjarja më e rëndësishme kinematografike që zë vend në Shqipëri.
Në TIFF, numri i filmave pjesëmarrës është rritur ndër vite, gjë që e ka bërë një ndër festivalet me programin më të larmishëm në vend.
TIFF u përzgjodh si një ndër festivalet më të mira evropiane të filmit, duke u renditur krahë Berlin, Cannes, Venice, Locarno e të tjera.
Ky edicion i 20-të i TIFF zë vend në mjediset e Kinemasë Millenium në Tiranë.
Nga 2918 filma që aplikuan, 243 filma u përzgjodhën, prej të cilëve 209 të metrazhit të shkurtër dhe 34 të metrazhit të gjatë.
TIFF zgjat plotë gjashtë ditë./21Media

Back to top button