Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tiranë. Nëna dhe vajza e saj 30 vjeçe janë gjetur të vdekura në banesë, ndërsa vajza tjetër 34 vjeçe është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Ka qenë vëllai i 56 vjeçares i cili pasi nuk i është përgjigjur e motra në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës ka njoftuar policinë.

“Në banesë  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen Zhaneta Josifi., 56 vjeçe dhe vajzën e saj Anisa Josifi, 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.” – njofton policia.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar.

Grupi hetimor  i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /oranews