Todosijeviq, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal

Ivan Todosijeviq është emëruar në detyrën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal

Kryeministri i Republikës së Kosovës , Isa Mustafa, ka marrë vendim për emërimin e Ivan Todosijeviq, në detyrën e ministrit të Administrimit Të Pushtetit Lokal.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka pritur në takim Todosijeviq dhe shefin e Grupit Parlamentar Të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiq.

Po ashtu, Mirjana Jevtiq, është emëruar në postin e zëvendësministres se Punës dhe Mirëqenies Sociale./21Media

Back to top button