Aktori  turk, Tolgahan Sayman, i cili është ngazëllyer se po bëhet baba për herë të dytë, bëri një bisedë të shpejtë me gazetarët rreth kësaj teme.

Ishte një surprizë edhe për ne. Në të vërtetë, gruaja ime bëri një test shtatzënie kur pa simptomat e para, por nuk dha rezultate. Më vonë u zbulua kur shkoi në spital për një kontroll”. , tha ai, përcjell portali rtv21.tv

Sayman u përgjigj edhe në pyetjen se a kanë zgjedhur emër.

“Nëse ai është djalë, ne do të zgjedhim një emër që përfundon me” Han “.”Ne ndoshta do ta zbulojmë gjininë e tij javën tjetër “, u pergjigj ai.

Në pyetjen e gazetarëve, “A do të jetë Efehan xheloz ndaj fëmiut që po vjen? “Unë mendoj se ai do të jetë pak xheloz. Duket sikur do të kemi një problem”, tha ai

Tolgahan Sayman u martua tre vjet më parë me modelen shqiptare Almeda Abazi, ata kanë një djalë dhe tash po presin fëmijën e dytë./21Media