Infektologu, Ilir Tolaj është shprehur optimist se pandemisë së koronavirusit po i vjen fundi.

Ai në emisionin “Për ditë të mbarë” në RTV21 tha se me zbulimin e vaksinës është çështje kohe që atë ta ketë edhe Kosova.

“Tani më pandemisë po i vjen fundi, me siguri që gjashtë muaj nga sot do të flasim më ndryshe, ndoshta nuk do flasim fare për pandeminë.”, tha Tolaj.

Ndërkohë që sipas tij një pjesë e qytetarëve të Kosovës e kanë kaluar virusin dhe është arritur deri diku një imunitet kolektiv.

Sa iu përket testeve serologjike, tha se nuk janë indikatorë edhe shumë të saktë për të treguar se një person e ka kaluar apo jo infeksionin./21Media