Tolaj kritikon MSH-në
Deputeti i AAK-së, njëherësh specialist i ortopedisë, Arbër Tolaj, ka dhënë disa sugjerime për të gjithë qytetarët e Kosovës që të mbrohen nga mundësia e infektimit me koronavirus.
Ai ka thënë se është mirë të respektohen udhëzimet e përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërsa ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për mungesë të pajisjeve mbrojtëse për stafin mjekësor i cili do t’i trajtojë të sëmurit nga ky virus.
Ai ka kërkuar nga Ministria  që ta marrë më seriozisht situatën dhe t’i kryej detyrat ndaj stafit mjekësor.
Është për keqardhje, se si edhe në këtë situatë të jashtëzakonshme, gjithnjë bazuar në informacionet që posedojmë, personeli shëndetësor akoma nuk është furnizuar mjaftueshëm me pajisje dhe materiale mbrojtëse nga Ministria e Shëndetësisë. Prandaj duke pas parasysh gjendjen në të cilën ndodhemi, urgjentisht kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë që t’i kryej detyrimet ndaj punonjësve shëndetësor, përndryshe situate do të dalë jashtë kontrollit.
Pra ju ftoj që të gjithë bashkë të unifikohemi, të jemi vigjilentë, e të rrisim shkallën e përgjegjësisë, duke kontribuuar jo vetëm për ta luftuar por edhe për ta fituar këtë betejë goxha të rëndë“, tha Tolaj./21Media