Ish sulmesi francez ka krahasuar Tolisson me Toni Kroosin

Ish sulmesi francez ka krahasuar Tolisson me Toni Kroosin

Përforcimi më i ri i Bayern Munchenit do të dëshmojë se është shumë i qëlluar, ka thënë ish-sulmuesi francez, Jean-Pierre Papin. Tolisso ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare me kampionin e Bundesligës të mërkurën për 41.5 milionë euro.

Papin ka shpresa të mëdha për Tolisso dhe mbështet 22-vjeçarin në paraqitjet e tij në Allianz Arena, duke e krahasuar me sulmuesit e tjerë. “Tolisso ngjason me Kroos përmes stilit të lojës”, ka thënë Papin, i cili ka luajtur për Bayern nga 1994 deri 1996, shkruan “Bild”.

Sipas tij është e rëndësishme që të kuptojë filozofinë e Bayernit dhe të mësojë gjuhën gjermane. “Është e mrekullueshme të dëgjosh se si Franck Ribery flet gjermanisht”, ka thënë ish-sulmuesi i njohur francez.

Tolisso ka luajtur 160 ndeshje për Lyonin, duke shënuar 29 gola. Ai ka debutuar për Francën në ndeshjen kundër Spanjës në muajin mars./21Media