Për një njeri që ka ecur nga një ndërtesë prej 820 metra, ngjitur në pjesën e jashtme të një aeroplani duke u ngritur dhe mësuar të mbajë frymën nën ujë për gjashtë minuta, një kërcim parashutesh nuk mund të jetë një mision i pamundur edhe në moshën 58 vjeçare.

Tom Cruise, javën e kaluar u hodh me parashutë nga një helikopter 3000 metra mbi tokën e Oksfordshire për filmin e fundit, transmeton rtv21.tv.

Dy nga anëtarët e tjerë të kastit iu bashkuan atij në “Misioni: Impossible 7” i cili rifilloi pas një mbyllje për shkak të pandemisë.

Aktori kishte thyer këmbën e tij ndërsa ishte duke xhiruar një skenë për filmin e fundit në Londër tre vjet më parë, por kjo nuk e ka larguar entuziazmin e tij për veprim të guximshëm.

Cruise i ka ushtruar skenat e tij gjatë izolimit, ndërsa ka praktikuar vozitjen e motoçikletës në shpejtësi në vende me baltë, si edhe është mësuar ta pilotojë helikopterin.

Cruise i cili po planifikon të xhirojë një film të ardhshëm në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar – personalisht loboi Sekretarin e Kulturës, Oliver Dowden për të lejuar xhirimet për të rifilluar përsëri përkundër krizës së koronavirusit, por me një ekuipazh të zvogëluar./21Media