Aktori i njohur, Tom Cruise, vërtetoi se nuk është vetëm një hero i filmave në ekran, pasi ndihmoi një kameraman i cili humbi mbështetësen e tij në një tren lëvizës me avull dhe sa nuk po rrëzohej gjatë xhirimeve të “Mission Impossible 7” në North Yorkshire Moors, të enjtën.

Gjersa kameramani ishte i veshur me parzmore, aktori 58 vjeçar kapi kameramanin që të mos rrëzohej më poshtë dhe tentoi ta tërheqë lartë atë, në mënyrë që ai të balancohej.

Tom, luan rolin si spiuni me emrin Ethan Hawke, së bashku me të dashurën e tij Hayley Atwell në “Mission Impossible 7”, një pjesë e xhirimeve ishte edhe vrapimi mbi lokomotivë, gjersa pa se kameramani kishte hasur në ca vështirësi./21Media