“Mission: Impossible 7” është filmi i ri amerikan me spiunë, në të cilin me rolin kryesor paraqitet sërish, Tom Cruise. Ai luan rolin e Ethan Hunt.

Regjinë dhe skenarin e këtij filmi e ka bërë Christopher McQuarrie.

Në film veç Cruise luajnë edhe Ving Rhames, Henry Czerny, Simon Pegg, Rebecca Ferguson, Vanessa Kirby, Angela Bassett dhe Frederick Schmidt. Të gjithë i reprizojnë rolet e tyre nga filmat e mëparshëm Mission Impossible.

Do të ketë edhe aktorë të rinj, si Hayley Atwell, Pom Klementieff, Shea Whigham, Esai Morales e të tjerë.

Ditë më parë, aktori Tom Cruise u pa në Yorkshire të Britanisë së Madhe duke xhiruar skenat e reja nga ky film. Ai u pa duke xhiruar në një tren të vjetër.

Me këtë rast, Cruise përshëndeti turmën e dashamirëve të cilët u mblodhën për ta parë në xhirime. Ai tha se atje është bukur.

Në xhirime ishte edhe bashkëylli në film Hayley Atwell.

Filmi “Mission Impossible” është caktuar të lansohet në maj të 2022-ës./21Media